Lamtumirë Arsenal, Wilshere te top klubi nga Liga e Kampionëve?

Futboll

Lamtumirë Arsenal, Wilshere te top klubi nga Liga e Kampionëve?

Më: 19 maj 2018 Në ora: 14:44
Jack Wilshere

Paris Saint-Germain kërkon transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.

Jack Wilshere pritet të largohet nga Arsenal, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mesfushori anglez do të jetë futbollist i lirë dhe ende nuk ka vazhduar qëndrimin në Emirates Stadium.

Mediat angleze raportojnë se e ardhmja e tij mund të jetë në Ligue 1.

Wilshere ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain që synon transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori ka marrë një goditje të fortë duke përfunduar jashtë listës së futbollistëve të ftuar nga Kombëtarja e Anglisë për “Kampionatin botëror 2018”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat