Inzaghi shtyn Lazion: Për fitore ndaj Interit, Immobile dhe De Vrij do të jenë

Futboll

Inzaghi shtyn Lazion: Për fitore ndaj Interit, Immobile dhe De Vrij do të jenë

Më: 19 maj 2018 Në ora: 16:00
Simone Inzaghi

Do të mbyllet me atë që mund të konsiderohet si një finale e vërtetë për sezonin e Lazios. Ekipi bardhekaltër, të dielën në mbrëmje do të presë Interin në një sfidë që i tërheq të dyja palët drejt vendit të katërt në klasifikim, që do të thotë ndryshe pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Simone Inzaghi, duke folur në konferencën e zakonshme për shtyp, pra kësaj ndeshjeje, shpjegoi: “Ne kemi dy nga tri rezultatet në dispozicion? Lazio do të luajë ndeshjen e saj të zakonshme. Nuk e di se cili do të jetë qëndrimi i Interit, ne duhet të mendojmë vetëm për veten tonë.

Do të kisha preferuar ta shmang këtë sfidë në ditën e fundit, por kemi punuar për të luajtur një ndeshje të madhe dhe do të ketë një publik të mrekullueshëm në mbështetje. Djemtë e dinë, është loja e fundit e një sezoni, që ka qenë shumë i gjatë. Ne do të duhet të jemi të fokusuar, të luajmë ndeshjen e duhur, pa bërë gabime. E dimë se Interi është një ekip i madh dhe kërkon shumë kujdes”.
Gjatë ditëve të fundit është folur shumë për dhe De Vrij, që do të përplaset nesër mbrëma me ekipin e tij të ri. Inzaghi shprehet në këtë drejtim: “E kam parë vetëm këto ditë. Jam i bindur se do të kërkojë ta mbyllë duke lënë shenjë e Lazio dhe në të njëjtën kohë dëshiron t’ia bëjë të qartë Interit se është një mbrojtës i madh”.

Trajneri bardhekaltër e ka të qartë se Interi është një kundërshtar me potencial të madh: “Kundërshtari ka lojtarë të mëdhenj dhe do të vijë në Romë për të luajtur lojën e tij. Ne e dimë se një barazim mund të na bëjë punë, por do të luajmë për të fituar. Interi ka një trajner të madh, do të jetë një kënaqësi për ta sfiduar atë. Lazio ka provuar se e meriton vendin e katërt.

E di se në aspektin ekonomik nuk do të ketë dallime në varësi se si do të përfundojë kampionati. Lojtarët e mi ishin të shkëlqyeshëm, fituam Superkupën Italiane. Ne u eliminuam nga Kupa e Italisë me penallti dhe nga “Europa League” për shtatë minuta. Kemi luajtur më shumë se kushdo, pa bërë asnjëherë llogaritje”.

Inzaghi ka dashur të luftojë me mungesën e Immobile: “Ai ka bërë një javë të madhe, e njëjta gjë vlen edhe për Parolo dhe Luis Alberto. Immobile dëshiron të jetë atje, edhe duke rrezikuar, por është një finale dhe do të shohim si do të luajmë. Luis Alberto dhe Parolo nuk mund të luajnë, Felipe Anderson do të jetë në fushë. Murgia? Është konfirmuar, po bën shumë mirë dhe po rritet vazhdimisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat