(E plotësuar) - Tashmë gjithçka është zyrtare sa i përket ekipeve që do të luajnë në barazh për mbetje në elitë.
Flamurtarit i bashkohet edhe Vëllaznimi që luajti pa gola ndaj Gjilanit.
Megjithatë, ndeshja e xhiros 33 i dha hije te keqe klubit gjakovar, pasi u ndërpre në minutën 92 pas hedhjes së gjesëndeve në fushë nga tifozët vendas, me ç’rast goditën futbollistin mysafir, Betim Haxhimusa, i cili u dërgua për tretman të detajuar mjekësor, pasi kishte gjakderdhje në kokë.
Tribuna u shprazën dhe pas 15 minutash ndeshja rifilloi, por rezultati mbeti i njëjtë.
Pas gjithë kësaj, Vëllaznimi në barazh do të luajë ndaj Ferizajt.
Në sfidën tjetët të ditës, Drenica dhe Liria barazuan 1:1.
Përgjaket Haxhimusa, ndërpritet ndeshja në Gjakovë
Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Gjilanit është ndërprerë në minutën e 92-të të lojës shtesë, ndërsa rezultati momental ishte 0-0.
Pas tensioneve të tifozërisë vendase ka eskaluar situata.
Tifozët vendas kanë goditur Betim Haxhimusën, i cili është përgjakur dhe i duhet trajtim i detajuar mjekësor. Përpos Haxhimusës janë lënduar edhe dy policë.
Ndeshja është ndërprerë për momentin dhe futbollistët me gjyqtarët po shkojnë drejt zhveshtoreve.
***
Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Gjilanit është ndërprerë në minutën e 92-të të lojës shtesë.
Pas tensioneve ka eskaluara situata.
Tifozët vendas kanë goditur Betim Haxhimusën , i cili është përgjakur dhe i duhet trajtim i detajuar mjekësor.