Eintracht Frankfurt fiton Kupën e Gjermanisë pas 30 viteve duke e mundur në finale Bayernin

Futboll

Eintracht Frankfurt fiton Kupën e Gjermanisë pas 30 viteve duke e mundur në finale Bayernin

Më: 19 maj 2018 Në ora: 22:09
Foto nga ndeshja

Eintracht Frankfurt është fitues i Kupës së Gjermanisë për sezonin 2017/2018.

Skuadra që u drejtua për herë të fundit nga trajneri Niko Kovac, ka mposhtur në finalen e madhe Bayernin Munich, me rezultat 1:3.

Ndeshja finale e Kupës u zhvillua në ‘Olympiastadion’ në Berlin.

Heroi i Eintracht Frankfurtit ishte Rebic, me dy gola të shënuara, ndërsa golin e tretë e shënoi Gacinovic në fund të ndeshjes.

Golin e vetëm për Bayernin e shënoi sulmuesi Robert Lewandowski.

Ky ishte titulli i pestë i Kupës së Gjermanisë për skuadrën e Eintracht Frankfurtit, ndërsa për herë të fundit këtë trofe e kishte fituar në vitin 1988, plot 30 vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat