Policia gati të garantojë siguri në ndeshjen Prishtina-Drita

Futboll

Policia gati të garantojë siguri në ndeshjen Prishtina-Drita

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:42
Policia gati të garantojë siguri në ndeshjen Prishtina-Drita

Sot me fillim prej orës 16:00, luhet ndeshja e futbollit mes Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani e cila do të vendosë kampionin e Kosovës për këtë sezon.

Tifozeritë e të dy klubeve, “Intelektualët” e Dritës dhe “Plisat” e Prishtinës kanë paralajmëruar përkrahje masive të ekipeve të tyre të zemrës në ndeshjen kryesore të këtij sezoni.

E ndeshja e cila do të zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, do të jetë në masa të rrepta të sigurisë nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka bërë të ditur që për këtë ndeshje është shtuar personeli policor që do të kujdeset që siguria të jetë në nivel, dhe se policia e Kosovës është në nivelin më të lartë të përgatitjes.

“Normalisht që kur ka ndeshje të tilla ne e bëjmë shtimin e personelit policor, bëjmë sigurimin dhe parapërgatitjet, për ndeshje të tilla. Në aspektin e sigurisë ne jemi në nivelin më të lartë të përgatitjes”, ka bërë të ditur Ibraj.

Vlen të përmendet se të dy tifo-klubet kanë arritur paraprakisht një marrëveshje me Policinë e Kosovës që përveq sigurimit në stadiumin ku do të zhvillohet kjo ndeshje, të dy këto tifozeri do të kenë përcjellje gjatë udhëtimit së tyre nga njësitet policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat