Djali i Buffon përlotë të gjithë me këto skena gjatë lamtumirës së legjendës

Futboll

Djali i Buffon përlotë të gjithë me këto skena gjatë lamtumirës së legjendës

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:52
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon luajti dje ndeshjen e fundit me klubin e tij të jetës, Juventus përballë Hellas Veronas.

Gigi ishte pjesë e Zonjës së Vjetër për 17 sezone dhe interesante ishte fakti se ai u zëvendësua në minutën e 17-të të pjesës së dytë.

Në këtë moment shumë tifozë nuk arritën të mbajnë lotët teksa legjenda e tyre po lëshonte fushën e blertë.

Lotët nuk arri t’i mbajë as djali i Buffonit, Louis Thomas.

Të pranishëm ishim edhe dy djemtë tjerë Leopoldo Mattia dhe David Lee.

Buffon është një nga lojtarët më të suksesshëm në futbollin italian dhe pensionimi i tij është një humbje e madhe.

Për largimin e tij normalisht që u emocionuan edhe lojtarët e Juves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat