Kololli me dy gola përshëndetet nga elita e Zvicrës

Futboll

Kololli me dy gola përshëndetet nga elita e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 maj 2018 Në ora: 14:09
Benjamin Kololli

Lausanne kthehet me tri pikë nga St. Galleni, por nuk i futen asgjë në punë sepse kishte javë që humbi statusin elit.  Lausanne ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj St. Gallenit.  Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli shënoi dy gola në minutën e 34-të nga penalltia dhe në atë të 42-tën, kurse tjetrën Cabral (39’). Lausanne përfundoi në vend të fundit me 35 pikë dhe përshëndetet nga elita.

 Mersim Asllani luajti i plotë, kurse Benjamin Kololli u zëvendësua në atë të 72-tën dhe Andi Zeqiri futet në fushë në minutën e 78-të.  Kololli individualisht ka pasur një edicion shumë të mirë, me 10 gola të shënuara. Grasshoppers si vendas mundet me rezultat 2:1 nga kampioni i ri Young Boys nga Bernë. Kodro (62’) realizoi për Grasshoppersin dhe Nsame (80’ e Fassnacht (90’) për Young Boysin.  

Nedim Bajrami e Gjelbrim Taipi luajtën të plotë për Grasshoppersin, kurse Sadik Vitija nga minuta e 81-të.  Young Boys është kampion me 84 pikë, kurse Grasshoppers renditet në pozitën e parafundit (i nënti) me 39 sosh. Lugano dhe Zurich ndanë pikët, 1:1. Mariani (69') shënoi për vendasit dhe Schonbachler (80') për mysafirët.  Mirlind Kryeziu e Toni Domgjoni u paraqitën standardë dhe Izer Aliu (72’) për Zurich-un, ndërsa Eris Abedini luajti deri në minutën e 52-të për Luganon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat