Ka mbetur edhe pak kohë që të filloi ‘finalja’ e madhe mes Prishtinës dhe Dritës, ku do të përcaktoi titullin e kampionit në Vala Supërligën e Kosovës.
Para fillimit të kësaj ndeshje, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’ i cili ka thënë se sot le të fitojë skuadra më e mirë.
Ahmeti uron se kjo përballje do të sjell spektakël pa marrë parasysh fituesin.
“Le të fitojë sot skuadra më e mirë! Derbi i paparë, në xhiron e fundit dy skuadrat kryesore në përballje direkte. Uroj që të kemi një spektakël pa marrë parasysh fituesin.Forca Prishtina!”, ka shkruar Ahmeti.