Klopp paralajmëron Realin

Futboll

Klopp paralajmëron Realin

Më: 20 maj 2018 Në ora: 15:25
Jurgen Klopp

Vetëm gjashtë ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Champions League ku Liverpool do të përballet me kampionët në fuqi Real Madridin ku ky i fundit shihet edhe si pretendeti kryesor për të fituar.
Por trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka refuzuar që ekipi i tij të quhet jofavorit ndaj Real Madridit.
“Ka pasur klube dominante në vitet e fundit dhe ne po përballemi me një prej tyre. Nuk e kam problem me këtë situatë dhe nuk ndihem jofavorit” ka thënë Klopp.
“Të jemi të sinqertë, ne e pëlqejmë rolin në të cilin jemi. Na pëlqen situata dhe jemi në moment të mirë. Real Madridi është ekip me cilësi të lartë që kërkon tri triumfe për tri vjet rresht, por ne jemi Liverpooli. Këtë mos e harroni”, deklaroi Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat