Panathinaikosi do Kaçen

Futboll

Panathinaikosi do Kaçen

Më: 20 maj 2018 Në ora: 15:58
Ergys Kaçe

Shumë pak muaj me fanellën e Panathinaikosit bindën drejtuesit që Ergys Kaçe duhet të qëndrojë në Athinë dhe nuk duhet të rikthehet në Selanik te PAOK-u. Mediat greke raportojnë se Panathinaikosi kërkon që ta blejë kartonin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

Vetë lojtari shprehu dëshirën për të qëndruar, por nuk varet nga ai. Në fakt, as nga dy ekipet që do të bisedojnë për të ardhmen e tij PAOK-Panathinaikos. Këta të fundit janë përjashtuar për 3 vite nga kupat e Europës dhe kanë pasur probleme financiare. Kjo ka bërë që të mos ketë një projekt konkret dhe të qartë për të ardhmen.

Por, ndoshta gjatë këtyre muajve, Panathinaikosi mund të ndryshojë pronarin dhe do të nisë një cikël serioz dhe fitues për të ardhmen. Për më tepër pritet që trajneri i Panathinaikosit të bëhet Jorgos Donis, i cili e njeh Kaçen dhe ka pasur raport të shkëlqyer me të te PAOK-u.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat