Shqiptarët e Shkupit leksion Vardarit! Renova e pafat

Futboll

Shqiptarët e Shkupit leksion Vardarit! Renova e pafat

Nga: Kemajl Goca Më: 20 maj 2018 Në ora: 18:39
Lojtarët e Shkupit

Shqiptarët e Shkupit në mënyrën më të mirë e përfunduan edicionin në elitën e futbollit të Maqedonisë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1 Vardarit, në fakt ishte edhe kryendeshja e kryeqytetit.  Alen Jasharovski (27' e 43'), Blazhe Ilijoski (41'), Bunjamin Shabani (77') dhe për Vardarin Ali Adem (38'). Shkupi zuri vendin e katërt me 51 pikë, pesë me pak se Vardari në pozitën e dytë. Renova nga Xhepçishti i Tetovës si mysafirë pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Pobeda e Prilepit.

Liga e Maqedonisë

A. Pandev-Sileksi          1:2

Pobeda-Renova  1:0

Rabotniçki- Skopje       3:2

Shkëndija-Pelisteri       4:0

Shkupi-Vardari    4:1

Tabela

1. Shkëndija        36     29     4       3       91

2. Vardar    36     16     8       12     56

3. Rabotnicki       36     14     10     12     52

4. Shkupi   36     13     12     11     51

5. Sileks     36     13     11     12     50

6. A. Pandev        36     10     12     14     42

7. Renova  36     10     11     15     41

8. Pobeda  36     10     8       18     38

9.  Skopje   36     7       14     15     35

10. Pelisteri 36     8       10     18     34

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat