Zbulohet prapaskena, tre spanjollët e Chelsea mbeten jashtë Kupës së Botës…

Futboll

Zbulohet prapaskena, tre spanjollët e Chelsea mbeten jashtë Kupës së Botës…

Më: 20 maj 2018 Në ora: 21:31
Futbollistët e Chelsea-s

Sipas faqes së mirënjohur spanjolle në “internet”, “Cope”, futbollistë të njohur të Chelsea dhe Barcelona do të lihen jashtë përfaqësuese spanjolle që do të marrë pjesë në kampionatin botëror që do të zhvillohet gjatë kësaj vere në Rusi.

Pjesa më e madhe e 32 vendeve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2018 e kanë publikuar listën e tyre përfshi Anglinë, Brazilin, Francën dhe Gjermaninë, ndërsa vetëm nesër do të mësohen futbollistët e Spanjës, 23 lojtarët e përzgjedhur nga Lopetegui.

“Cope” ka shkruar se duke iu referuar burimeve brenda stafit të Spanjës, Lopetegui nuk do të thërrasë tre futbollistët e Chelsea, Pedro, Cesc Fabregas dhe Alvaro Morata. Do të lihen në shtëpi edhe Hector Bellerin i Arsenal dhe Sergio Roberto i Barcelona, ndërsa rrezikon seriozisht edhe Javi Martinez i Bayern.

Ja cilët do të jenë 23 futbollistët e Spanjës sipas “Cope”: De Gea, Kepa, Reina, Pique, Ramos, Azpilicueta, Nacho, Odriozola, Alba, Carvajal, Busquets, Asensio, Iniesta, Isco, Saúl, Thiago, Koke, Lucas Vasquez, Marcos Alonso, Aspas, Rodrigo, David Silva dhe Diego Costa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat