Inter kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Icardi qëndron

Futboll

Inter kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Icardi qëndron

Më: 21 maj 2018 Në ora: 09:48
Mauro Icardi

Mbrëmje e paharrueshme për Interin, i cili kthehet në Ligën e Kampionëve pas gjashtë vitesh, falë një përmbysjeje kundër Lazios.

Për të vënë pak dyshim në mesin e tifozëve zikaltër, megjithatë, kanë shërbyer deklaratat e lëshuara nga Mauro Icardi për “Sky Sports”, pas lojës.

“Tani do të bisedojmë me klubin për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe për të vendosur së bashku, por ju e dini se cila është dëshira ime për të qëndruar. Unë jam tifoz i parë i Interit,– shpjegon Icardi. – Nga ana tjetër, tashmë kam blerë një shtëpi të re në Milano dhe ky është një sinjal”.

Pastaj, kapiteni zikaltër mbron shokun e ardhshëm, De Vrij, një protagonist negativ në rastin e penalltisë: “Ai, sigurisht, nuk e bëri atë me qëllim. U përpoq të bënte më të mirën, por ky është fati”. Së fundi, Icardi ka dashur të festojë kualifikimin në Champions, një kompeticion në të cilin asnjëherë deri më tani nuk ka luajtur në karrierën e tij:

“Secili prej nesh, i gjithë stafi, të gjithë kemi punuar e besuar në këtë arritje. Është një çmim për të gjithë, ne kemi punuar shumë dhe e kemi merituar. Mendoj se sezonin e ardhshëm do të përpiqemi të përmirësohemi më shumë. Interi është i çmendur, por ne do të përpiqemi të kemi më tepër vazhdueshmëri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat