Ramadani me Vejlen festojnë hyrjen në elitën e futbollit danez

Futboll

Ramadani me Vejlen festojnë hyrjen në elitën e futbollit danez

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:28
Ylber Ramadani

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani, me ekipin e Vejles janë kampionë të Ligës Dytë të Danimarkës, kësisoj rikthehen pas disa viteve në elitë!

Ramadani me prejardhje nga Ferizaj, mungojë në ndeshjen e fundit për shkak të kartonëve të verdhë, por ishte pjesë e kësaj feste të madhe të Vejles, e cila zuri pozitën e parë me 65 pikë, pesë më shumë se Esbjerg.

Në ndeshjen e fundit, Vejle si udhëtues e mundi me 2:0 Thisted-in. Mesfushori shqiptar është shumë i lumtur për këtë sukses të madh. Ramadani është prej lojtarëve kyq të kësaj skuadre simpatike e cila ka stadiumin me kapacitet 10,418 shikues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat