Lista e Shqipërisë për dy miqësoret e ardhshme

Futboll

Lista e Shqipërisë për dy miqësoret e ardhshme

Më: 21 maj 2018 Në ora: 12:49
Ilustrim

Trajneri Christian Panucci ka bërë publike listën e Kombëtares për dy ndeshjet miqësore, atë ndaj Kosovës më datën 29 maj dhe ndaj Ukrainës më 3 qershor.

Italiani ka lënë jashtë mjaft lojtarë që janë titullarë apo pjesë e rëndësishme e Kombëtares.

Mesa duket, Panucci synon të rinovojë grupin dhe të eksperimentojë me emra të rinj.

Armando Sadiku, Ledian Memushaj, Azdren Llullaku, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Andi Lila, Ansi Agolli, Burim Kukeli, Naser Alij janë disa prej lojtarëve që mungojnë në këtë grumbullim.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat