Martinez: Kjo është arsyeja pse nuk e ftova Naingolan - Bota Sot
Martinez: Kjo është arsyeja pse nuk e ftova Naingolan

Futboll

E mërkurë, 20 qershor 2018

Martinez: Kjo është arsyeja pse nuk e ftova Naingolan

Më: 21 maj 2018 Në ora: 16:41
Roberto Martinez

Lënia jashtë listës së Botërorit të mesfushorit të Romës, Radja Naingolan, shokoi të gjithë opinion sportiv.

Në një prononcim për mediat, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, sqaroi se ishte një zgjedhje taktike. 

Martinez foli gjithashtu edhe për përfshirjen e mesfushorit shqiptar, Adnan Januzaj në listën paraprake. 

“Naingolan është një lojtar i fortë. Por vendimi është për arsye taktike. Në dy vitet e fundit ekipi ka punuar në një mënyrë specifike dhe janë lojtarë të tjerë që i kanë ato role. Januzaj? Ne e dimë potencialin që ka. Ai është një lojtar që mund të ndihmojë shumë ekipin në mënyrën se si ne duam ta ndërtojmë lojën tonë”, u shpreh trajneri i Belgjikës, Martinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test