Futbollisti spanjoll, Santi Cazorla do të largohet nga Arsenali në fund të muajit qershor.
Arsenali ka bërë të ditur se futbollisti spanjoll do të largohet nga klubi, pasi kontrata e tij skadon në fund të muajit qershor.
Santi iu bashkua “Topçinjve” nga Malaga në verën e vitit 2012. Ai bëri afro 180 paraqitje për Arsenalin duke shënuar 29 gola në të gjitha garat. Spanjolli fitoi dy Kupa FA dhe dy “Community Shiedls”.
Shefi ekzekutiv, Ivan Gazidis i uron fat në të ardhmen futbollistit 33-vjeçar.
“Santi është një nga lojtarët më të preferuar. Ai është i shpejt dhe ka një teknik të mirë. I urojmë atij të ardhme të mirë dhe e falënderojmë për kontributin e dhënë”, ka thënë Gazidis.