Pellegrini: T'i arrijmë objektivat

Futboll

Pellegrini: T'i arrijmë objektivat

Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:33
Pellegrini

Manuel Pellegrini ka premtuar të “luajë futboll të bukur dhe t’i kënaqë tifozët”. Ai do të sjellë katër, ose pesë nënshkrime të reja, pasi u konfirmua si trajneri i ri i West Ham. Ish-tekniku i Villarrealit, Real Madridit, Malaga dhe Manchester City ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin e Londrës, pas largimit nga klubi kinez i Hebei China Fortune.

Kiliani 64-vjeçar ishte në Londër të hënën për bisedime me bashkëpronarin e “hammersit”, David Sullivan, dhe nënshkroi marrëveshjen prej 5 milionë paundësh në vit, duke pasuar David Moyes në këtë klub. Pellegrini tha për faqen zyrtare të West Ham:

“Jam shumë i lumtur, sepse kthehem në një ligë që, për mua dhe gjithmonë them të njëjtën gjë, është më e mira në botë. Vij këtu te West Ham sepse çdo herë që flisja me pronarin, zotin Sullivan, gjithmonë kisha ndjenjën se ai më dëshiron mua për trajner.

Unë mendoj se West Ham mbylli një sezon të vështirë. Shpresoj që sezonin e ardhshëm do të luajmë një futboll, që do t’i kënaqë tifozët. Unë gjithmonë luaj futboll sulmues, por së pari duhet të përpiqemi të arrijmë objektivat e rëndësishëm të sezonit të ri. Unë jam i ngazëllyer për këtë projekt.

Gjithmonë kam pasur një mentalitet fituesi dhe shpresoj ta përsëris këtë edhe këtu, siç kam bërë me të gjitha klubet e mia këtu në Europë, ku kam ardhur gjithmonë Kupat e Europës. Mendoj që West Ham ka një ekip shumë të mirë.

I njoh të gjithë lojtarët dhe kam parë shumicën e lojrave, që ata luajtën sezonin e kaluar. Me lojtarët që kemi në këtë moment në skuadër, duke sjellë ndoshta edhe katër, ose pesë përforcime, do të kemi një ekip të fortë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat