Al-Khelaifi: Këtë lojtar nuk e shes as për 1 miliard euro

Futboll

Al-Khelaifi: Këtë lojtar nuk e shes as për 1 miliard euro

Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:53
Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi ka zbuluar se kë nga lojtarët e ekipit të tij nuk do të shiste as për 1 miliard euro.

Sipas “le10Sport”, Khelaifi ka thënë për Mbappe se sulmuesi vlen 1 miliard euro, por as për këtë çmim nuk do ta shiste.

“Kylian Mbappe vlen 1 miliard euro. Po, thashë 1 miliard. Por, edhe po të m’i jepnin, nuk do ta shisja”, është shprehur Presidenti i PSG.

19-vjeçari Mbappe kaloi nga Monaco te PSG për 180 milionë euro. Në sezonin e tij të parë me klubin francez ai shënoi 21 gola në të gjitha kompeticionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat