Botërorët e futbollit, Nando Martelini, Anton Mazreku dhe unë

Futboll

Botërorët e futbollit, Nando Martelini, Anton Mazreku dhe unë

Nga: Skifter Këllici Më: 22 maj 2018 Në ora: 16:07
Uruguai i vitit 1930

88  vjet rreth planetit te futbollit, (1930-2014) (1)

Duke filluar nga ky numër, do të botojmë ciklin “88 vjet rreth planetit të futbollit”, kushtuar historisë së botërorëve të këtij sporti më të dashur  në botë, (1930-2018), përgatitur nga shkrimtari, komentatori dhe historiani i futbollit, Skifter Këllici.

Ai ka nisur të shkruajë për botërorët e futbollit që në pranverë te vitit 1958, ende student njëzetvjeçar, që po përfundonte studimet në fakultetin histori-filologji të UT. Atëherë ne Suedi zhvillohej Botërori 6-të, ku për herë të parë triumfonte Brazili i Pelesë, Garrinces, Didit,Zagallos…U është  kthyer këtyre botërorëve më 1970 përsëri në faqet e “Zërit të Rinisë”, kur sërishmi Peleja më shokë bënin “bis” në botërorin meksikan, më 1970.

Katër vjet më pas, më 1974  ka komentuar për herë të në historinë e TV-së  botërorin e futbollit që u mbyll në Mynih me triumfin e Gjermanisë,p o ashtu si Brazili për herë të dytë, kampion botëror.

Më  1980 ka botuar  librin “Historia e Futbollit”, ose më mirë historia e kampionateve botërore të futbollit, deri më 1978, kur Argjentina bëhej për herë të parë mbretëreshë e rruzullit tokësor. Më 1987 në librin “Nga 2-3-5,në 4-4-2, (vështrim historik mbi evoluimin e sistemeve taktike të futbollit tonë”,  në një kapitull të tërë është  ndalur edhe në evoluimit e këtyre sistemeve në futbollin botëror. Së fundi, më 1998 botoi librin “Yjet e futbollit botëror”, ose një rrëfim mbi futbollistët më të mirë deri në botërorin e futbollit që zhvillohej atë vit  në Francë, i cili  u mbyll në Paris me hegjemoninë absolute të tringjyrëshëve të Zidanit dhe suitës së tij.

Dhe ja, tani para Botërorit rudi’2018,  që fillon në verën e këtij viti , ai  i  kthehet historisë së kë këtyre botërorëve.

”Por nuk dua të përsëris veteveten,- thotë ai.- Ndaj zgjodha një rrugë që më duket origjinale dhe  tërheqëse për lexuesit: të shkruaj për botërorët e futbollit, duke u bazuar në kujtimet e Nando Martelinit, komentatorit të madh italian, që ka komentuar tetë kampionate botërore nga viti 1954 deri më 1982, të Anton Mazrekut, babait të gazetarisë sportive të penës dhe mikrofonit dhe në  përjetime  të miat  nga disa prej këtyre botërorëve. Do të hedh në letër edhe ngjarje të tjera që lidhen me komentimet e mia në TVSH të këtyre botërorëve”.

Pra, ai nuk do të bëjë me lexuesit një udhëtim si Fileas Fogu i romanit  “80 ditë rreth botës”,të  shkrimtarit të famshëm Xhyl Vernit, por një udhëtim tjetër    “88 vjet rreth planetit të futbollit, (1938-2014), duke u ndalur në disa nga tiparet më kurreshtare të tij.

Kur Martelini ishte vetëm …9 vjeç, Uruguai kurorëzohej kampion  i parë i rruzullit tokësor, (Urugai, 1930)

Me Nando Martelinin, (1920-2004), u takova në ditët e para të shkurtit të vitit 1994 në Romë, ku ai jetonte. Kisha shkuar atje për dy javë më  një sponsorizim nga “Sorosi” për të hulumtuar dokumente që do të më duheshin për të shkruar librin “Historia e Radiotelevizionit Shqiptar,(1938-1990). Kështu qysh në ditët e para të qëndrimit tim në kryeqytetin e lashtë italian, i telefonova njerit prej komentatorëve më në zë të RAI-t të të gjithë kohëve. E njoha menjëherë zërin e tij dhe, kur më pyeti se kush isha, iu përgjigja ”Martelini albanese”. Atëbotë, qeshi me të madhe dhe pranoi 

me kënaqësi  të takoheshim para ngrehinës së   “Dimensione Sounos”, radio private, shumë popullore në  Romë dhe në Italinë e mesme. Dhe aty, në një studio të saj bëra një intervistë me të për  Radio Tiranën.

Pastaj,  nën  shoqërinë e një shisheje vere “Kallmet”’që i dhurova, vazhduam bisedën. Por këtë radhë, jo për veprimtarinë e tij të gjatë dhe interesante në mikrofon dhe kamera, por për botërorët e futbollit. Dhe shkas  u bë një revistë javore italiane që kishte filluar të botonte faqe nga historia e botërorëve të  futbollit, me rastin e botërorit që do të zhvillohej  pas disa  muajsh në SHBA.

E shfletova atë revistë dhe u ndala te kampionati i parë, zhvilluar më 1930 në Uruguai. E dija që Martelini kishte lindur më 1921 dhe vështirë të kishte kujtime   për botërorin uruguajan.

“Është e vërtetë ,- mu përgjigj.- Atëherë, si $do fëmijë kisha nisur të luaja edhe unë futboll dhe kisha dëgjuar se $’ishte ky kampionat Por skuadra axurra  nuk shkoi në Uruguai. Po kështu edhe shumë vende të tjera të Evropës , dukë filluar nga Anglia Austria, Spanja, Gjermania. Përse? Sepse e nënvleftësuan, se rruga ishte e gjatë dhe udhëtimi bëhej me anije, se bota ende nuk kishte dalë nga kriza e madhe pas Luftës së Parë Botërore?...

Po e nisim me anglezët dhe skocezët. Ata i ranë shkurt: ”Ne kemi shpikur futbollin që luhet me kaq pasion në tërë kontitentet e botës, pra jemi ligjërisht kampionë të rruzullit tokësor!..”.

  - Italianët, -vazhdoi Martelini, gjykuan ndryshe. Sapo kishin fituar Kupën Ndërkombëtare ku merrnin pjesë skuadra të Evropës Qendrore, duke shpartalluar 5:0 Hungarinë, bash brenda në Budapest. Ishin kështu në ekstazë…

Edhe francezët ngurronin.  Por i tundi Zhyl Rimeja , presidenti i FIFA-s  ai që kishte dhënë idenë e zhvillimit të një veprimtarie të tillë, e cila do të bëhej kaq popullore në botë dhe që ishte  përligjur në kongresin e saj të zhvilluar në Barcelonë më 1929,e quajtur  për nder të tij u Kupa Zhyl Rime. Belgët,f qinjët e francezëve, morën pjesë në botërorin e parë, vetëm  pasi  i vuri përpara  bashkatdhetari i tyre, Rudolf Seendraiers, që ishte as më shumë dhe as më pak, por… zëvendësi i Rimesë.

  Nuk thonë kot që gratë shtien djallin në shishe. Por  bukuroshja Magda Lupesku, e dashura, që pastaj do të bëhej edhe gruaja e mbreti Karli  II të Rumanisë, qejfi lojërash dhe gjahu,   ia mbushi atij mendjen top që skuadra rumune   të nisej për në  aventurën e largët uruguajane. Dhe kështu u bë…

   Përkundrazi, mbreti i një  vendit tjetër ballkanik, Aleksandri i Jugosllavisë, ose me fjalë të tjera, i mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, të mbiquajtur me këtë emërtim të  ri gjeografik- Jugosllavi, që për herë të parë i shtohej gjeografisë së Evropës  dhe ku përfshiheshin edhe Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, e shkëputur përdhunshëm nga trungu i Shqipërisë në Konferencën famëkeqe  të Ambasadorëve  mbajtur në Londër, më 1913, pati shumë qejf që skuadra përfaqësuese e vendit të tij të ndërmerrte këtë rrugëtim në kontinentin e ri. Por puna është se kroatët nuk donin të luanin bashkë me serbët në një skuadër. (Edhe sot ndeshjet midis Serbisë dhe Kroacisë, tashmë dy shtete të ndryshme, u shëmbëllejnë kacafytjeve midis këndezave). Kështu  u vendos që Jugosllavinë ta përfaqësonin  futbollistët e dy klubeve të Beogradit, BSK dhe SK Jugosllavia dhe tre lojtarë, po serbë, që luanin në klube franceze…”

Ndërsa  Martelini vazhdonte, mendova me vete:” Mos ndodhi e njëjta gjë me një mbret tjetër të një vendi ballkanik, pra me mbretin tonë, Zog dhe kësisoj Shqipëria refuzoi të shkonte në Uruguai?!..Jo. Shqipëria kishte halle të tjera. Sidoqoftë, më 1930  organizonte kampionatin e parë të futbollit, e pastaj me radhë të tjerat,t ë cilat komunistët, me të ardhur në fuqi, i fshinë nga historia, si  shumë ngjarje në fusha të arsimit dhe kulturës, duke i filluar kampionatet   që nga ai që u zhvillua  më 1945-ën… Jo vetëm kaq, por nuk përmendën për vite e vite që më 1932 Shqioqria bëhej dhe anëtare e FIFA-s.”

   Dukë dëgjuar vazhdimin e tregimit të Martelinit, kujtova dhe ngjarje të tjera që të bëjnë të vesh buzët në gaz, të cilat i kisha lexuar në shtypin e huaj sportiv:

Çuditërisht, me të njëjtën anije italiane “Konte Verde” që u nis nga Gjenova për në Uruguai,, por pa… italianë, udhëtuan tri ekipe,_ai  i Francës, i Rumanië dhe i Begjikës. Bashkë me ta edhe presidenti Zhyl Rime me Kupën e Botës, të mbiquajtur Kupa a e Perëndeshës së fitorës, Nike, vepër e skulptorit francez, Abel Lafrër, 30 cm, e gjate , me peshe 1.800 gr., por  aq e lakmuar, deri sa më 1970, duke e fituar për tri herë, e zotëruan përjetësisht brazilianët. Për $do të pa pritur, Zhyl Rimeja e vendosi kupën në kasafortën e kapitenit të anijes.

Bashkë me taborin e mësipërm udhëtuan edhe tre gjyqtarë, belgët Zhan Langenus, që do të bëhet më pas personazh i këtij i rrëfimit të këtij botërori   dhe Henri Kristof, si dhe francezi Xhon Baluei.

Gjatë 15 ditëve që anija çante Atllantikun, në kuvertën e saj këto skuadra  u stërvitën ashtu si mundën bashkërisht,  nën sytë e gjyqtarëve, u miqësuan kështu me njeri-tjetrin , për t’u “armiqësuar” në fushat e futbollit…

Jugosllavët, si të mos begenisnin, udhëtuan për në Uruguaj nga Marseja, me anijen “Florida”. Brazilianët po me anije zbarkuan në Montevideo nga Rio de Zhaneiro.

Të papriturat e ndeshjeve…  

Vërtet Uruguai nuk ishte veçse një pikë e vogël në globin tokësor. Por ama ishte dy herë fitues i medaljeve të arta të futbollit në olimpiadat e Anversë dhe Parisit më 1924 dhe 1928 .Dhe  më 1930 kremtonte 100- vjetorin e pavarësisë. Ndërtonte  edhe stadiumin të quajtur enkas “Sentemario” (Njëqindshi), me nxënësi prej… 90 mijë shikuesish dhe bashkë me stadiumin tjetër të Montevideos, ”Park Central”, bëhej arena e 18 ndeshjeve të Botërorit të Parë. 

Dhe, për më tepër,  dëshmoi se përsëri meritonte të mbante në dorë skeptrin e sovranit të futbollin të tërë planetin tonë,  sidoqë midis 13 skuadrave, prej të cilave nga kontinenti plak ishin Belgjika, Franca, si  dhe  dy skuadrat ballkanike, Rumania dhe Jugosllavia, që përmenda më sipër. Boshllëkun e plotësonin një elitë skuadrash jugamerikane- Argjentina, Brazili, Kili, Meksika, Bolivia, Peruja…Pra, gjithsej 13 skuadra. Numër ters? Por jo për disa: Këto ishin Argjentina me SHBA-në  dhe Uruguai me  Jugosllavinë, që arritën në gjysmëfinale. Argjentinasit, sikur të luanin tenis,  shpejt e shpejt “lanë  hesapet” me kundërshtarët me të njëjtin rezultat tenistik, 6:1 dhe kryqëzuan shpata në finale me Uruguain.. .

Duke shfletuar atë revistë, mu kujtuan episode të tjera që kam lexuar në libra revista të tjera, kushtuar këtij botërori , që nisi më dëborë , meqë në hemisferin jugor ku shtrihet Uruguai në atë periudhë  bën dimër, për të përfunduar në një ditë pranverore në takimin final.

Urugajanët dëshmuan  traditën: u shtuan dy medaljeve olimpike dhe medaljet e kampionëve të botës. Argjentina, sido që udhëhoqi 2-1, kapitulloi pas tre golave të Seas, Iriartes dhe Kastros.

Argjentinasve u hipën xhindët në kokë. Pas humbjes në finalen e Olimpiadës së Amsterdamit më 1928,(2-1), dilnin  përsëri kokulur nga stadiumi “Sentenario”. Zemërimi  arriti deri në Buenos Aires, ku turma tifozësh kërkuan  t’i vënë flakën ambasadës uruguajane. Dhe kjo, sepse argjentinasit ngulnin  këmbë se në shkallët  e “Sentenarios” ishte krijuar një gjendje e nderë që i kishte $oroditur  paraardhësit e Maradonës deri në atë farë feje, saqë kishin humbur… torruan, dhe, si pasojë, edhe ndeshjen, se, sikur ajo  të ishte luajtur në kushte normale… ta shihnin ata uruguajnët mendjemëdhenj se $’do t’u punonim, se,  $’t’i bësh atij gjyqtarit … dhe kësisoj   “fitorja na shkau nga duart”, e bla, bla, bla të tjera.

Kësaj zallalamahie i shpëtoi  për mrekulli pikërisht gjyqtari belg, Langenus, që përmenda më sipër. Gjatë takimit , me vërshëllimat e tij, ai jo rrallë  ndëshkoi futbollistët e famshëm argjentinas, Andrade dhe Monti, pa marrë me mend se $’telashe do t’i sillte vetes.

Në fakt ishte gjyqtar me përvojë, që kishte  nisur të gjykonte që më 1912, duke pasur rival të rreptë vetëm anglezin Stenli Rouz, i cili më pas do të bëhej  presidenti i FIFA-s, dhe Marrasin, që edhe ai do të bëhej më pas  presidenti i Federcalcio-s italiane.

Langenusi kishte  gjykuar në shumë fusha “të nxehta”  të Evropës, por jo si në Montevideo.Për të mos prishur qejf vendosi me urtësi që në pjesën e parë loja të luhej me topin uruguajan dhe në pjesën e dytë me topin argjentinas, thua se topat të kishin  fuqi $udibërëse.

Por  jo gjithçka shkoi vaj…

Kështu, me të mbaruar ndeshja, ashtu sic ishte, i veshur ne zhaketë kadifeje, në xhepin e sipërm të së cilës kishte  varur bilbilin, me killota, këmishë të bardhë dhe kravatë, $uditërisht rregullorja e atëhershme e futbollit e lejonte këtë… luks, doli  nga një derë e fshehtë e stadiumit, iu turr një makine, e cila e përcolli drejt e në port, ku e priste anija shpëtimtare, nga $do sulm i tifozëve argjentinas që donin  ta shqyenin.(A nuk ndodhi kështu në gjysmëfinalen e Champions League së vitit 2009 në Londër, midis Çelsit vendas dhe Barceslonës, ku gjyqtari norvegjez, Obredo, ia mbathi  nga një derë pas hotelit ku bujtte, si në filmat holivudianë, për  t’u shpëtuar tifozëvë anglezë  për dy 11-metërsha që padrejtësisht nuk ua dha ?).

Sidoqoftë, kujtimi i finales së Botërorit të Parë, në Montevideo, do ta bënte Langenusin  të ndjehej krenar, derisa të mbyllte  sytë më 1952, pasi kishte   gjykuar 84 takime ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ndeshje të botërorëve, më 1934 në Itali dhe më 1938 në Francë.

Po të kthehemi edhe një herë te ndeshja Uruguai-Argjentinë…

“Debatet  që qarkullonin vetëm në rrethe të mbyllura sportive,- nisi sërishmi tregimin e tij Martelini,- u frynë e morën përpjesëtime të madha. Nuk mbeti prapa edhe shtypi. Ato  pastaj u kthyen në  sharje dhe fyeje.. .Si pasojë, marrëdhëniet “diplomatike” midis dy federatave përkatëse të futbollit u ndërprenë me afat të pacaktuar.

Megjithatë,  fakti mbetet fakt: Uruguai i vokël, i njohur për kopetë e bagëtive,  që zinte një rrip tokë në juglindje të Amerikës së Jugut,  me një populllsi e cila  mezi kapërcente dy milionët ishte tashmë “Meka e futbollit botëror”.

Gjysmëfinalet:

Argjentina-SHBA 6:1;

Uruguai-Jugosllavi 6:1.

Finalja

Uruguai-Argjentinë 4:2;

Emrat  e kampionëve të parë të botës:

Balestro,Andrade,Fernandes,Pestido, Nazaci, Maskeeroni, Dorado,Skaron,Kastro,Sea, Iriatre, u shënua në librin e artë të botërorëve te futbollit.

Nënkampionët:

Botaso,Dela,Tore, Paternoster, Evaristo, Monti, Juares,Peusele, Varalo, Stabile, Ferreira, M.EM.Evaristo.

Golshënuesi më i mirë:

Stabile, (Argjentinë), 8 gola.

Nga galeria e yjeve:

Stabile, (Argjentinë), Nazazi, (Uruguai), Maskeroni, (Uruguai), Monti,(Argjentinë),Skarone, (Uruguai)

Ndeshje- 18;

Gola- 70, (3.89 për ndeshje);

Shikues- 590.549,( 32.808 për ndeshje)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat