Kapitenët bëhen bashkë: Edhe Guerrero në Botëror

Futboll

Kapitenët bëhen bashkë: Edhe Guerrero në Botëror

Më: 22 maj 2018 Në ora: 19:05
Kapitenët e Australisë, Francës dhe Danimarkës i shkruan një letër FIFA-s për t’i kërkuar ngrirjen e dënimit për një rival që ata do të kenë në turne, yllin e Perusë, Paolo Guerrero që është pezulluar 14 muaj

Mile Jedinak, Hugo Lloris dhe Simon Kjaer do të jenë kundërshtarë të ashpër pas një muaji në Botërorin e kësaj vere, por kur duhen 3 javë nga premiera e tyre, janë bashkuar në një kauzë të veçantë.

Kapitenët e Australisë, Francës dhe Danimarkës i shkruan një letër FIFA-s për t’i kërkuar ngrirjen e dënimit për një rival që ata do të kenë në turne, yllin e Perusë, Paolo Guerrero që është pezulluar 14 muaj për përdorim kokaine.

Peruja është rikthyer në vitrinën e futbollit Botëror pas një mungese 36-vjeçare, por dënimi i sulmuesit energjik i ka prishur llogaritë. Një luftëtar në emër dhe po kaq në fushë, simboli i përfaqësueses së Andeve aktualisht te Flamengo, po e paguan më shtrenjtë se parashikimi, dënimin për kokainë. Në një moment të parë dënimi ishte vetëm 6 muaj, çka do t’i lejonte Guerreros të luante në Botëror. Por rishikimi i rastit e shtoi dënimin e futbollistit.

Peru është në grup me Australinë, Francën dhe Danimarkën. Kapitenët e këtyre ekipeve dhanë vërtet shembull respekti me letrën në FIFA.

“Besojmë se është e padrejtë që Guerrero të përjashtohet nga ajo që do të ishte pika kulmore e karrierës. kërkojmë mirëkuptim për këtë nga FIFA, dhe të lejohet të luajë”, thuhet në letër. Guerrero apeloi më parë duke thënë se ai nuk ishte në dijen për substancën e marrë, pasi siç ai pretendonte ia kishin hedhur në një pije, në hotelin ku qëndronte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat