Endrrat e Inter në merkato janë dy djem ish-futbollistësh…

Futboll

Endrrat e Inter në merkato janë dy djem ish-futbollistësh…

Më: 22 maj 2018 Në ora: 22:31
Futbollistet e Interit

Përmbledhjen për merkaton e Inter e bën administratori i deleguar i zikaltërve, Alessandro Antonello. “Po punojmë për të përmirësua më tej ekipin. Pasi siguruam rikthimin në Champions, normalisht vitin e ardhshëm do të luajmë për të fituar titullin.”

Që tani Inter ka bërë tre goditje për sezonin e ardhshëm, golashënuesi i ri Lautaro Martinez, holandezi De Vrij dhe ganezi Asamoah. Këta dy të fundit i ka marrë nga Lazio dhe Juventus me parametër zero.

Tani, brenda fundit të qershorit do të duhen edhe rreth 40 milionë euro për të rregulluar bilancin, duke shpëtuar nga sanksionet e UEFA. Kondogbia, Nagatomo dhe të rinjtë Pinamonti, Emmers dhe Valietti do të shiten pikërisht për këtë arsye.

Cancelo dhe Rafinha mbeten në pritje për të ardhmen, ndërsa objektivi kryesor që kanë drejtuesit e Inter është Simone Verdi i Bologna, për të cilin kanë bërë gati 25 milionë euro. Ausilio po ndjek edhe Politano të Sassuolo, ndërsa ëndrra e madhe përfaqësohet nga dy djem futbollistësh:

Justin Kluivert i Ajax dhe Federico Chiesa i Fiorentina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat