Neymar në Real Madrid, Ronaldo: Në shtator do të vijnë shumë lojtarë

Futboll

Neymar në Real Madrid, Ronaldo: Në shtator do të vijnë shumë lojtarë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 09:44
Ronaldo dhe Neymar

Cristiano Ronaldo gjatë një interviste për ‘El Chiringuito de Jugones’, buzëqeshi kur u pyet për mundësinë e transferimit të Neymarit në Real Madrid.

Braziliani gjithnjë e më tepër po raportohet se do të jetë pjesë e skuadrës madrilene pas afatit kalimtar të verës.

Portugezi pohoi se do të ketë shumë transferime në Los Blancos, por nuk zbuloi ndonjë emër konkret.

“Neymar? Në shtator do të vijnë shumë lojtarë. Unë nuk i kontrolloj ato gjëra, kam qenë këtu për tetë vjet dhe gjithmonë flitet për 50 lojtarë që po vijnë dhe në fund askush nuk vjen”, tha portugezi.

Ai më tutje ka pohuar se është ende herët të flitet për fituesin e ardhshëm të “Topit të Artë”, ku shihet favoritë së bashku me Lionel Messin dhe Mohamed Salahun.

Kur u pyet se kur do të pensionohet, lojtari tha se nuk e di pasi që edhe shkenca e ka vërtetuar se ka një trup prej një 23-vjeçari dhe se nuk e ka menduar largimin prej futbollit.

Ndryshe, Ronaldo do të jetë në formacionin titullar të finales së Ligës së Kampionëve, ku Reali do të takohet të shtunën me Liverpoolin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat