Ronaldo ka një kërkesë para finales me Liverpoolin

Futboll

Ronaldo ka një kërkesë para finales me Liverpoolin

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:31
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ju është drejtuar tifozëve me një mesazh para finales me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo në një mesazh drejtuar tifozëve të Real Madridit përpara finales së ChampionsLeague ju ka siguruar se skuadra do të bëjë gjithçka që mundet për ta fituar këtë trofe.

Në deklaratën e tij për “AS” sulmuesi portugez ju është drejtuar tifozëve në këtë mënyrë:  “Ata duhet të jenë pozitivë, ta përkrahin ekipin siç na kanë përkrahur deri këtu dhe ne do të bëjmë gjithçka për të fituar”

Ronaldo ka shënuar 105 gola në 100 ndeshje për Real Madridin në ChampionsLeague duke llogaritur edhe 15 gola në 12 ndeshjet e këtij sezoni ku ka edhe ndeshjen e finales së Champions-it për të luajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat