Kishte lidhje me mafian, kërkohen 6 vjet burg për ish futbollistin e Juventusit

Futboll

Kishte lidhje me mafian, kërkohen 6 vjet burg për ish futbollistin e Juventusit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:59
Vincenzo Iaquinta

Gjykata italiane e ka shpallur fajtor, kampionin e botës me Italinë në vitin 2006.

Vincenzo Iaquinta është në telashe të mëdha, pasi 38-vjeçarin e pret burgu.

Në kuadër të procesit gjyqësor “Aemilia”, kundër organizatës mafioze “Ndragheta”, prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për ish-sulmuesin e Juventusit dhe të kombëtares së kaltër. Babai i tij, Giuseppe, rrezikon një dënim shumë më të rëndë, deri 19 vite burg.

Në fund të procesit të “Aemilia” për infiltrimin e “Ndraghetas” në Emilia Romagna ka kërkuar dënimin e 151 të akuzuarve për një total 1712 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat