Botërori i dytë, fitojnë italianët nën diktatin fashist

Futboll

Botërori i dytë, fitojnë italianët nën diktatin fashist

Nga: Skifter Këllici Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:21
Italia 1934

88 vjet rreth planetit të futbollit, (1930-2014) (2)

Në pjesën e parë të këtij cikli, nëpërmjet kujtimeve të kolegut tim italian, komentatorit të madh sportiv, Nando Martelini, dhe shënimeve të mia, u rrëfeva lexuesve disa nga peripetitë që shoqëruan botërorin e parë të futbollit në Uruguai, më 1930. Katër vjet më pas, më 1934 e kishte radhën Evropa dhe pikërisht Italia që të organizonte botërorin e dytë të futbollit. Arena të ndeshjeve të këtij botërori u bënë stadiumet e Napolit, Gjenovës, Torinos, Milanos, Triestes, Bolonjes, Firences dhe Romës.

“Ky botëror,-zuri të më rrëfente  Martelini tek vazhdonim më hurbnim verën “Kallmet” në një nga studiot e Radio “Domensione Suonos” në Romë,- u zhvillua tërësisht nën diktatin fashist. Madje tutor i tij ishte vetë Musolini. Në ngadhënjimin e skuadrës italiane, ose skuadrës “axurra”, ( e kaltërt), siç kishte filluar të quhej,  për shkak të ngjyrës së kaltërt të fanellave, ai shihte të paraprirë  ëndrrën për përëtëritjen e perandorisë romake, që po sendërtohej edhe në trurin  e paranojakut Hitlerit , i cili kishte ardhur në fuqi një vit më parë dhe që do të kishte si lajtmotiv shprehjen “Dojcland yber ales”, (Gjermania mbi të gjitha”).

Ky botëror shënoi gjithashtu një ngjarje të madhe në jetën e përditshme të italianëve- transmetimin për herë të parë të ndeshjeve të këtij botërori  me radio. Idhull i italianëve u bë Nikolo Karozio, (1910-1984),me të cilin vite më pas do të bëhesha koleg në mikrofon dhe pastaj në kameran televizive. Ai e kishte nisur karrierën e tij në mikrofon duke komentuar të parën ndeshje në historinë ERIAR-it,(kështu quhej RAI atëherë), më 1 janar të viti 1933, në ndeshjen miqësore Itali-Gjermani 3-1,t ë zhvilluar në Bolonjë. Me zërin e tij të tingullt dhe frazeologjinë e pasur, dhe terminologjjinë, krejt italiane, një pjesë të krijuar edhe prej tij,ai do të tërhiqte pranë radiove miliona italianë, midis të cilëve edhe mua, djalosh 13  vjeçar, që fillova të ëndërroja që edhe unë një ditë të bëhesha si ai.

Kjo terminologji u imponua në të gjitha sferat e jetës italiane shtypit dhe  nga vendimi vetjak i  Musolinit dhe qeverisë fashiste. Arsyeja : Amerika dhe Anglia ishin  armike e Gjermanisë, pra edhe të  Italisë, që u bë aleatja e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po përmend disa terma: football-calcio, ( shqelm), penalty-rigore, (rreptësi), basketball-palacanestro, volleyball, (palla a volo), (top në ajër) e kështu me radhë…”

  (Me këtë rast, dua të vë në dukje se edhe Anton Mazreku  krijoi terma të rinj në lojën e  futbollit, si ndeshje, zonë rrepëtësie, goditje dënimi, vijërojtës, mbrojtës, qendërmbrojtës, gjysmëmbrojtës, qendërsulmues  etj..).

Ndërsa Martelini  vazhdonte rrëfimin e tij, unë ndërmendja bisedat që kisha bërë me Anton Mazrekun, i cili,katër vjet më pas, si Karozio,saktësisht më 1 shtator 1938, do të komentonte në Radio Tirana ndeshjen e parë të futbollit në Shqipëri,Tirana-Kavalla, ( Greqi), në fushën  e Shallvares, në  Tiranë. (Por për kujtimet e Mazrekut për botërorët e futbollit do të flas në pjesën e trëtë të këtij cikli).

Në bisedë e sipër, ndërmendëm incidentin që ndodhi me uruguajënët, dy herë kampionë olimpikë dhe kampionët e botës në fuqi: Ata  nuk denjuan të shkonin  në Itali. Si$ duket, të fyer ngaqë edhe italianët nuk ua kishin parë  derën në Montevideo.

Pra, ky botëror u zhvillua… pa kampionët e parë të botës!..Por kjo nuk u prishi shumë punë të zotëve të shtëpisë, sespe në portën e tyre trokitën plot 33 skuadra, pra 20 më shumë se në botërorin uruguajan. Për herë të parë, që të përcaktoheshin  16 skuadrat finaliste, u  zhvilluan ndeshje kualifikuese.

Po Anglia?...

Martelini buzëqeshi pas kësaj pyetjeje që i bëri vetes dhe mua dhe vazhdoi:

- Siç kishte ndodhur në botërorin e parë, edhe ata e panë të udhës që të mos ndiznin motorët për të udhëtuar në Itali. Arsyetimet qenë pak të çuditshme: muaji maj, koha pra  kur zhvillohej botërori, nuk ishte e favorshëm, sepse atëherë përfundonte  kampionati anglez dhe futbollistët do të ishin … të sfilitur. Sidoqoftë, një kundërshtar i fortë më pak, mendonte  ndoshta  Vitorio Poco, trajneri i axurrëve. Dhe kështu ishte.

Ndërsa Martelini fliste, duke shfletuar revistën, ku shkurtimisht përshkruheshin tërë botërorët e futbollit deri më 1990, unë sillja ndërmend sa e sa episode kurreshtare nga ky botëror:
Axurrët pas një galopimi të këndshëm kundër diletantëve të SHBA-së ,që u shoqërua më trokëllimën e 7 golave, pa pësuar  asnjë, zbritën në fushë  plot frymëzim në takimin e zhvilluar kundër Spanjës. Portën e e “stuhive të kuqe”, si$ mbiquheshin spanjolët, e mbronte magjistari Zamora, edhe sot ndër portierët më  me me nam në botë , para    të cilit u hipnotizua  edhe Meaca i famshëm. Por jo vetëm ai. Kështu  axurrëve  u hasi sharra në gozhdë e mezi e mbyllën  takimin në barazim, me gjithë shtesën e lojës. Madje u desh të barazonin me anë të Ferrarit, pas golit të parë të spanjollëve, të shënuar nga Reguero.

Takimi i dytë u zhvillua të nesërmen. Të dy skuadrat ishin më zgrip të nokautit, por italianët i shpëtoi Maca që “iu spërdrodh” Zamorës dhe shënoi një gol të varfër, por që e  shpuri Italinë në gjysmëfinale. Gjatë ndeshjes ndërhyrjet për zotërimin e topit u bënë të rënda, pati edhe kacagjelosje, ve$anërisht nga të zotët e shtëpisë, sidomos të italianit, Picioli ndaj Zamorës. 

Por edhe me Austrinë axurrët e patën pisk. Pasardhësit e Shtrausit, që me vendërtimin e tyre, (skuadra $udi),s ë bashku me Hungarinë përfaqësonin shkollën danubiame të futbollit,  fillimthi i shashtisën axurrët,,mësymjet e të cilëve drejt portës kundërshtare, veniteshin si vesa e mëngjesit.

Por me kalimin e minutave axurrët u orvatën t’i jepnin kundërshtarit goditje asgjësuese. Krerët fashistë kërkonin fitore “a tutti i costi”, (fitore me çdo kusht)…

Vetëm fantazia e Guaitës u dha më së fundi mundësi axurrëve të fitonin me një gol të “vockël”, por që solli një fitore të madhe.

“I mituri mban mend shumë,- vazhdoi Martelini.- Ndonëse i kisha kapërcyer 13 vjetët…Erdhi kështu dita e finales,  27 maj 1934. Italia do të ndeshej më Çekosllovakinë, që në gjysmëfinalen tjetër kishte gjunjëzuar Gjermaninë 2:1. Duhet thënë se jo $do familje kishte radio. Kështu fqinjët shkonin te fqinjët që kishin këtë mjet magjik, ose mbushnin kafenetë, restorantet si dhe sheshet ku kishte fortafolës, nga ku do të dëgjonin zërin e Karozios, i cili do të sillte nga stadiumi jehonën  e kësaj finaleje. Ndër ta edhe unë. Dhe nëpërmjet zërit të Karozios përpiqesha të përfytyroja zhvillimin e ndeshjes.

  Duhet të them se shkallët e stadiumit nuk mbushën tërësisht nga shikuesit.Dhe kjo sepse futbolli  nuk ishte bërë kaq popullor në Itali  ende një vend, ku pjesa dërmuese e popullsisë ishte ende fshatare, sidomos në Italinë e Jugut”.

Këtë ndeshje e ndoqi në Stadiumin Kombëtar të Romës edhe vetë Musolini. Ky stadium, i ndërtuar që më 1911, u pagëzua gjatë sundimit të tij me emrin  Stadiumi Kombëtar… i Partisë Nacional Fashiste dhe kishte një nxënësi prej 45 mijë  shikuesish.

Siç dëshmonte më pas Zhyl Rimeja, presidenti i FIFA-s, që ndodhej në tribunë,  pranë Duces, ai nuk kishte fare haber nga futbolli dhe mbeti i ngrirë gjatë takimit. Por, kur Skiavio shënoi golin e fitores, fytyra e tij u përndrit  dhe ai sikur u $lirua nga një barrë e rëndë.”

…Italianët kanë epërsi, por golin e parë e shënojnë $ekët me anë të Pucit. Mbeten vetëm 21 minuta lojë. Pasi kalon disa $aste nervozizmi, skauadra axurra “galvanizohet” dhe Monti, që katër vjet më parë ka luajtur në Uruguai me fanellën e Argjentinës, pra është italian i natyralizuar, (ashtu si Orsi dhe  Guita), ”merret vesh”me Ferrarin dhe “vendimin” që marrin, e  vë në jetë Orsi më një goditje të pamëshirshme. Përsëri shtesë loje, si me spanjollët. Dhe pastaj goli historik i Skiavios që  bie i alivanosur për tokë, i mbuluar nga puthjet dhe përqafimet e shokëve.

Italianët janë kampionë të botës.

Finalja: Itali - Çekosllovaki 2:1, pas 120 minutash loje.

Italia- Konti, Manxelio, Alemandi, Ferrari I,Monti, Bertolini, Guaita,Meaca, Skiavio, Ferrari, Ors.

#ekosllovakia- Planicka ,Zenicek, Ctiroku, Kostalek, Kambal, Junek, Svoboda, Sobotka, Nejedli, Puc.

Gjyqtar-Eklind, (Suedi)

"Sidoqoftë,-kujtonte Martelini,- #ekosllovakia dëshmoi se nga niveli teknik ishte skuadër më e mirë se Italia. Por në fitoren e axurrëve ndikoi edhe fakti se botërori zhvillohej në shtëpinë  e tyre. Ky botëror ndikoi madje që futbolli të popullarizohej dhe më shumë në tërë Italinë ende rurale, sidimos  Italia e Jugut.”

Para takimit Itali-Austri trajneri austriak, Ugo Meisl deklaronte: ”I kam frikë italianët, por jo më shumë se gjyqtarin”. Në fakt shtypi botëror dhe madje italian vinin në dukje se axurrët u favorizuan gjatë këtij botërori edhe nga gjyqtarët në takimin  Itali -Spanjë dhe Itali -Austri. Sidomos në takimin e parë  me spanjollët, kur Zamora pas ndërhyrjes drejt topit, u rrëzua nga një sulmues italalian dhe, si rrjedhim, pësoi gol, që duhej të ishte anuluar.

Golëshënuesi më i mirë:

Nejedli,(Çekosllovaki) 5 gola.

Nga galeria e yjeve:

Meaca,(Itali),Planiçka,(#ekosllovaki), Sindelar,,(Austri), Zamora,(Spanjë),Orsi,(Itali), Kombi,(Itali).

Tabela e rezultateve

Faza finale:

Gjermani-Suedi 2:1

Cekosllovaki Zvicër 3:2

Austri –Hungari 2:1

Itali-Spanjë 1:0, (ndeshje suplementare)

Gjysmëfinalet

Çekosllovaki-Gjermani 3:1

Itali-Austri 1:0

Për vendin e tretë

Gjermani-Austri 3:2

Finale

Itali-Çekosllovaki 2:1

Ndeshje -17

Gola- 70,(4.2 për ndeshje)

Shikues-358.000,(21 mijë për ndeshje)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat