Ronaldo rrëfen se e ardhmja e tij në Madrid nuk varet nga ai

Futboll

Ronaldo rrëfen se e ardhmja e tij në Madrid nuk varet nga ai

Më: 23 maj 2018 Në ora: 16:03
Ronaldo

"Ylli" i madrilenëve, Cristiano Ronaldo ka pasur një sezon shumë të mirë ku ka shënuar plot 44 gola në 43 aktivizime, ku pritet të luaj edhe në finalen e Champions League.

33-vjeçari ende nuk po tregon shenja dobësimi dhe është shprehur se është i lumtur tek ekipi i "Los Blancos".

Por i pyetur në lidhje me të ardhmen e tij në Madrid, Ronaldo ka rrëfyer se e ardhmja e tij nuk varet vetëm nga ai, duke nxitur kështu spekulime për një largim të mundshëm të tij nga klubi i Real Madridit.

“Jam mirë, jam i lumtur. Nuk mund të ankohem. Të shtunën, do të luajmë në një finale tjetër. Tifozët janë me ne. Unë jam mirë këtu, por ka gjëra që nuk varen nga unë”, ka thënë Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat