“Doktorët më thanë se nuk mund të luaja futboll!” Ylli i Real Madrid tregon luftën me diabetin

Futboll

“Doktorët më thanë se nuk mund të luaja futboll!” Ylli i Real Madrid tregon luftën me diabetin

Më: 23 maj 2018 Në ora: 18:32
Nacho

Mbrojtësi i Real Madrid dhe Spanjës, Nacho, do t’iu tregojë se çfarë do të thotë të të thyhet zemra me të vërtetë.

“Isha 12 vjeç dhe kishte dy vite te Real Madrid. Ishte një ëndërr e bërë realitet për një fëmijë të luajë me atë fanellë,” shprehet ai.

“Po shkoja të luaja një turne me Real Madrid por nuk ndihesha mirë.

“Kisha një nevojë konstante për të urinuar vazhdimisht dhe shumë. Mamaja ime ishte e shqetësuar pasi në turneun ku do të luaja do të mungoja për pesë ditë.

“Kështu që vendosi të më dërgonte në spital. Doktorët më bënë disa teste dhe niveli i sheqerit në gjakun tim ishte tepër i lartë. U diagnostikova me diabet.

“Ishte shumë e rëndë. Doktorët erdhën dhe më thanë se nuk kishte asnjë mënyrë që unë të shkoja të luaja futboll. Imagjinoni një 12-vjeçar që t’i thuhet kjo gjë. Ishte e tmerrshme. Shkova në shtëpi dhe kalova një fundjavë të shëmtuar.”

Ishte viti 2002. Ëndrra e tij për t’u bërë pjesë e ekipit të parë të Real Madrid ishte thyer, por kjo gjendje e rëndë nuk do të zgjaste shumë.

“Të hënën u riktheva në spital dhe u takova me një doktor tjetër. Isha shumë i lumtur pasi ai më tha se mund të luaja përsëri. Ai më tha se sporti ishte gjëja më e rëndësishme për mua dhe unë duhet të vazhdoja të luaja dhe të konkurroja.

“Dhe ja ku jam sot duke vazhduar luftën.”

Nëntë vite më pas Jose Mourinho i dha debutimin me Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat