‘Plisat’ godasin keq: Kur si drejtor ke pas rrogën 3.000 euro, e presidenti Rugova nuk e kishte as 1.000

Futboll

‘Plisat’ godasin keq: Kur si drejtor ke pas rrogën 3.000 euro, e presidenti Rugova nuk e kishte as 1.000

Nga: K. G. Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:02
Plisat

Tifozët ‘Plisat’ i reagojnë ashpër gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina. “Kemi dëgjuar shumë për gjeneratën e ashtuquajtur të artë, por nuk i kemi parë duke luajtur. Po, na kanë treguar prindërit tonë për emra të mëdhenj të politikës që e kanë udhëheq klubin. Po, kemi dëgjuar që parat e fundit të ‘Elektrokosovës’, ‘Fazitës’, ‘Amortizatorëve’,...

Bankës së atëhershme qendrore, ua kanë dhënë gjeneratës së ‘artë’. Kemi dëgjuar që idolli i gjeneratës së prindërve tanë e ka lënë Prishtinën për Partizanin e Beogradit. Kemi dëgjuar që ky idoll së bashku me milicinë e armikut, shokut tjetër të vet të gjeneratës së ‘artë’ i ka marrë banesën në natë të Bajramit.  Kemi dëgjuar që kurrë asnjë cent nuk e ka dhënë as për Prishtinën, as për klubin e tij amë Llapin. Kemi dëgjuar që kur ka ardhë si drejtor në Prishtinë e ka pasë rrogën mbi 3.000 euro, kur presidenti Rugova nuk e kishte as 1.000 dhe kur këta shok të vetë të artë që sot i mban me lëmoshë e kanë sharë (ekzistojnë dëshmitë në gazeta).

Futbollin dhe sportin në Prishtinë e përcjellim nga fund-vitet 80-ta, kur elita e atëhershme politike e Kosovës ishte përjashtuar nga Serbia, dhe kishte djem nga tërë Kosova që luanin për Prishtinën e rraheshin nga milicia e okupatorit (me Proleterin, 1990) nga prej Beogradi vinin urdhërat e idolli i prindërve tanë luante për ekipin e atij qyteti (deri me 1989, por me 1992 janë dëshmitë në Stamboll duke anuar për Partizanin). Nuk duam te mbrojmë askënd, ne gjithmonë kemi mbrojtur atë që në atë moment ka qenë pjesë e Prishtinës.

Pra, njerëzit që janë në Prishtinë, me të mirat dhe këqijat e tyre, nga viti 1991, me paret e xhepit secililin nga ju gjenerata e “arte” ju ka mbajt me pare, SECILIN! Përderisa kjo kryesi e Prishtinës vazhdon të derdhë para – ju gjithmonë veç keni marrë para. Ju kurrë një cent nuk e keni dhuru për futbollin. More ju as bilete s’keni paguar ne jeten tuaj. Ju vazhdoni të merrni para nga futbolli. Të gjithë jeni të punësuar në Federatë, të gjithë keni afera për mos-punë dhe si fëmijëve të bashkëkombësve tanë iu merrni para për 1-2 dy herë të vesh fanellën e Reprezentacionit që e keni privatizuar. Gjenerata jonë e Plisave ka një legjendë në veç flitet për legjenda, ai është Edmond Azemi që nuk e ka ndërruar kurrë klubin. Po, është edhe një, nuk e kemi parë kurrë duke luajtur, kemi dëgjuar legjenda për të se si tërë jetën ka qenë vetëm në Prishtinë dhe kur ka ndërruar jetë ka ndërruar në bankinën e Prishtinës – BURIM HATIPI”, reagojnë në profilin e tyre të facebookut ‘Plisat’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat