Eto’o mund të kthehet në Serie A, në bisedime me Lazion

Futboll

Eto’o mund të kthehet në Serie A, në bisedime me Lazion

Më: 24 maj 2018 Në ora: 07:03
Samuel Eto’o,

Sulmuesi i Konyaspor, Samuel Eto’o, është në bisedime me Lazion, ku takimi ka zgjatur katër orë. 

Kamerunasi që aktualisht është 37 vjeç dhe është bashkuar me Konyasporit që në janar dhe ka kontratë deri në vitin 2019.

Sipas Corriere dello Sport dhe Rai Sport, Eto’o është takuar me drejtorin e Lazios, Igli Tare, për katër orë në Romë.

Për të do ishte një rikthim në Itali pasi ka luajtur te Interi ku e kishte fituar edhe tripletën në vitin 2010.

Ai pastaj u zhvendos në Turqi ku luajti te Antalyaspor dhe te Konyaspor.

Eto’o shihet si zëvendësues i denjë i Ciro Immobiles, që do të jetë sulmuesi kryesor.

Lazio do të kërkojë që të jetë kandidatë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat