Man City afër nënshkrimit me Mahrez

Futboll

Man City afër nënshkrimit me Mahrez

Më: 24 maj 2018 Në ora: 08:49
Mahrez gjatë një dueli me Gundogan (Getty Images)

Manchester City thuhet se është afër të nënshkruaj me yllin e Leicester Cityn, Riyad Mahrez, raportojnë mediat angleze.

Qytetarët fituan titullin kampion në Ligën Premier disa javë pa përfunduar sezoni i rregullt, duke e dominuar atë nga gjiro e parë.

Megjithatë, trajneri Pep Guardiola dhe drejtuesit e klubit nga Etihad dëshirojnë të përforcojnë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri.

E gjithë kjo pasi kampioni aktual anglez dëshiron të jetë konkurrues edhe në Ligën e Kampionëve dhe jo vetëm në Ligën Premier.

Sipas mediumit të njohur anglez Metro, City është afër një marrëveshje për të nënshkruar me algjerianin Mahrez nga Leicester City.

Kampionët e Ligës Premier do të paguajnë 69 milionë euro, me një marrëveshje që pritet të përfundojë gjatë dy javëve të ardhshme.

Përveç kësaj, Leicesteri do të fitonte edhe shërbimet e anësorit të talentuar anglez, Patrick Roberts, që do të kalonte në anën tjetër si pjesë e marrëveshjes.

Me transferimin e Mahrezit, City thuhet se do t’i jepte fund ndjekjes së yllit të Chelseat, Eden Hazard, i cili ishte edhe prioritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat