Zbulohet paga e Ancelotti-t te Napoli

Futboll

Zbulohet paga e Ancelotti-t te Napoli

Më: 24 maj 2018 Në ora: 09:17
Carlo Ancelotti dhe Aurelio De Laurentiis

Projekt i ri i Napolit nis nga Carlo Ancelotti, i cili rikthehet në Serie A pas shumë vitesh.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka arritur të bindë strategun italian për të cilin ka hapur dhe arkën.

Sipas “Sky Sport”, kontrata është deri në vitin 2021 me 5 milion euro në sezon për Ancelottin, i cili do ketë objektiv të rrëzojë nga kreu dominimin shumëvjeçar të Juventusit.

Gjithashtu Ancelotti do të ketë në dispozicion edhe shpenzime të tjera, ku pritet të bëhen blerje të bujshme.

Napoli duket se do të bëjë merkato të fuqishme, duke sjellë në “San Paolo” yje si Benzema, Vidal, Balotelli apo David Luiz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat