Ja ku është grumbulluar kombëtarja e Gjermanisë

Futboll

Ja ku është grumbulluar kombëtarja e Gjermanisë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 10:00
Kombëtarja e Gjermanisë

Kombëtarja gjermane ka filluar grumbullimin e saj në Alto Adige.

Deri më 7 qershor, skuadra e drejtuar nga Joachim Low do të stërvitet në qendrën sportive “Maso Ronco” në Appiano, shumë pranë qytetit turistik italian Bolzano.

Rreth 200 gazetarë, kryesisht gjermanë, janë akredituar për të ndjekur përgatitet e skuadrës kampione të botës në fuqi.

Më 2 qershor është programuar një miqësore ndaj Austrisë në Klagenfurt, ndërsa më 4 qershor, Low do të reduktojë nga 27 në 23 listën e futbollistëve që do të shkojnë në Rusi, duke nisur nga 8 qershori.

Kjo është hera e katërt që Gjermania grumbullohet në këtë kompleks malor në Itali.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat