Reagojnë për humbjen e Partizanit

Futboll

Reagojnë për humbjen e Partizanit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 10:33
Ultras Guerrils

Skuadra e Partizanit të Tiranës pas humbjes që pësoi kundër Kamzës, është përballuer edhe me një mori sulmesh që e akuzonin për tolerim ndaj klubit të Kamzës në mënyrë që kjo e fundit të siguronte kotegorinë Superiore.

Kritikat drejtuar 15 herë kampionëve të vendit u janë bashkuar edhe tifogrupi më i zjrrtë i tyre.
 Bëhet fjalë për “Ultras Guerrils”, të cilët braktisën stadiumin gjatë ndeshjes me Kamzën, me arsyen se nuk po luante siç duhet.
 “Ultras Guerrils” kanë reaguar në faqen e tyre zyrtare në Facebook duke e quajtur ndeshjen si një spektakël teatral. 
 Postimi i Plotë i “Ultras Guerrils”:  
"Ne ndeshjen e fundit te kampionatit do duhej te festonim e jo te shikonim nje spektakel teatral ne shume qytete njeheresh. Nuk pajtohemi, e japim shenjen tone te protestes duke mos u bere pale me nje shemti te futbollit. Jemi te vetmit qe kemi mbajtur fort qendrimin tone dhe nuk e leshojme. Ne nuk behemi pale me klubin kur klubi e drejtuesit e tij veprojne me fytyre te njejte si kundershtaret e tyre. Nuk na intereson kush bie e kush u ngjit, kush shkon ne europe a kush shkon ne hale !

Nga ana tjeter klubi jone te beje llogari per te dale kampion, e jo llogari per falje pikesh ne fund kampionati. 2015 ka kaluar me kohe por titulli akoma ska ardhur aty ku i takon ! 
Ne jemi tifozeria e Partizanit ! 
Ne jemi Partizani !"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat