Iniesta me klub të ri

Futboll

Iniesta me klub të ri

Më: 24 maj 2018 Në ora: 10:42
Andres Iniesta

Andres Iniesta edhe zyrtarisht i është bashkuar klubit japonez Vissel Kobe. Klubi nga Japonia Perëndimore ka njoftuar sot përmes një komunikatë në uebsajtin e vet zyrtar se ish-legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, i është bashkuar klubit nga liga japoneze.

Javë më parë, Iniesta njoftoi se pas 14 viteve qëndrimi në Barcelonë, ku fitoi gjithçka me gjigantin katalan, do të largohej në përfundim të sezonit.

 Përveç se njoftoi për blerjen e Iniestas edhe zyrtarisht, Vissel Kobe nuk ka dhënë asnjë detaj rreth marrëveshjes apo kohëzgjatjes së kontratës së mesfushorit spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat