Suso drejt Napolit

Futboll

Suso drejt Napolit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 11:08
Sulmuesi i Milanit Suso

Sulmuesi i Milanit Suso sipas të gjithave gjasa do të largohet ketë verë nga San Siro.

Është pikërisht ish trajneri i Milanit Carlo Ancelotti ai i cili dëshiron shërbimet e spanjollit te skuadra e tij e re, Napoli.

Ancelotti menjëherë ka kërkuar disa përforcime te Napoli, dhe Suso është një ndër ta. Drejtuesit e Napolit menjëherë kanë filluar bisedimet me drejtuesit e Milanit dhe pritet se çdo gjë të përfundojë gjatë merkatos verore.

Në mediat Italiane thuhet se edhe Suso e ka pranuar këtë lëvizje, por pengesa e vetme është klauzola e spanjollit e cila mbërrin shumën e 38 milionë eurove, dhe nuk dihet nëse Napoli janë të gatshëm të paguajmë këtë klauzolë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat