United transferon futbollistin e Shakhtarit

Futboll

United transferon futbollistin e Shakhtarit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:26
Shakhtar Donetsk

“Djajtë e Kuq” bëjnë transferimin e parë të sezonit.

Manchester United dhe Shakhtar Donetsk janë shumë afër marrëveshjes për transferimin e futbollistit brazilian Fred në Old Trafford.

25-vjeçari që ka shkëlqyer me fanellën e ekipit ukrainas, është pëlqyer edhe nga Manchester City i Pep Guardiolas, por Jose Mourinho ka këmbëngulur që Fred t’i bashkohet ekipit të tij.

Sipas medieve angleze, United kërkon që ta mbyllë transferimin e Fred para fillimit të Kupës së Botës, në mënyrë që ta ketë gati lojtarin me të filluar përgatitjet në fund të muajit korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat