Chelsea hyn në garë për Malcom

Futboll

Chelsea hyn në garë për Malcom

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:13
Malcom

FC Chelsea mesa duket kërkon shërbimet e sulmuesit anësor të Bordeaux, Malcom.

Malcom ka shpërthyer këtë sezon në Ligue 1, dhe në moshën 23-vjeçare ai tashmë kërkohet nga shumë skuadra elitare si Bayern apo Arsenal.

Por tani mesa duket edhe Chelsea ka shfaqur interes për lojtarin që shënoi golin e vitit në Ligue 1.

Gjithsesi, Malcom ka një kontratë deri në 2021 te Bordeaux dhe klubi nuk do të ishte i gatshëm të hiqte dorë prej lojtarit nëse nuk do të merrte të paktën 45 milionë euro.

Një shifër më se normale për një talent të tillë në situatën e tregut të sotëm në futboll. Chelsea nuk do ta kishte problem shumën por për shkak të konkurrencës pritet që çmimi i tij të rritet akoma më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat