Salahz zbulon një sekret para finales së Ligës së Kampionëve

Futboll

Salahz zbulon një sekret para finales së Ligës së Kampionëve

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:14
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka thënë se nuk është i befasuar me udhëtimin e Liverpoolit deri në finale të Champions Leagues.

“Të jem i ndershëm, po, e kam besuar 100 për qind arritjen tonë në finale të Champions Leagues E kam besuar që ditën e parë që erdha këtu, e kam besuar sepse ne luanim në Champions dhe e kam besuar që do të shkojmë shumë lartë, kështu që jemi në finale”, ka thënë Salah për faqen zyrtare të klubit anglez.

“Nëse e shikoni skuadrën tonë tani dhe në fillim ju shihni sa jemi përmirësuar pas çdo ndeshje, pas çdo ndeshje ku ne luftojmë për të qenë në finale të Ligës se Kampionëve dhe ne jemi – është diçka e madhe. Diçka e arritur me punë të madhe dhe dedikim”.

“Për mua, çdo ndeshje është thjesht një ndeshje. Fokusohem ti fitojë të gjitha por nuk luaj vetëm për veten dhe nuk e vendosi veten në presion, por në fund e di që është një ndeshje e rëndësishme për të gjithë ne, një ndeshje e madhe”, theksoi ai.

“Të gjithë janë të lumtur se klubi i qytetit është në këtë fazë por ne duhet të përqendrohemi dhe ta fitojmë këtë ndeshje dhe të bëjmë sa më pak gabime gjatë zhvillimit të saj”, përfundoi Salah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat