Zyrtare: Rodri është tashmë lojtar i Atletico Madridit

Futboll

Zyrtare: Rodri është tashmë lojtar i Atletico Madridit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:16
Rodri

Rodri është tashmë një lojtar i Atletico Madrid. Të dyja klubet, “rojiblanco” dhe Villarreal kanë bërë zyrtar transferimin e mesfushorit për pesë sezonet e ardhshme. Të dyja klubet kanë arritur një marrëveshje ekonomike për ndërkombëtarin spanjoll. Në këtë mënyrë, lajmi që në muajt e fundit e ka lidhur mesfushorin e ri me Atletico Madrid është konfirmuar.

Futbollisti i lindur në Madrid do të bëhet kuq e bardhë që nga 1 korriku. Ai do ta bëjë lamtumirën nga ekipi i verdhë përmes një konference shtypi këtë të premte, në orën 12:30. Rodri kthehet në klubin, në të cilin u formua në fillimet e tij si futbollist. Ai luajti për pesë vite në kategoritë më të ulëta, para se të bashkohej me Villarreal në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat