Prokuroria nis hetimet për trofetë e Juventusit

Futboll

Prokuroria nis hetimet për trofetë e Juventusit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 16:59
Ilustrim

Një avokat ka bërë një kallzim duke u ankuar ndaj Juventusit se po bën reklamim të pa vërtetë për sa i përket trofeve që zotëron.

Prokuroria e Napolit në bazë të kësaj aknese ka nisur hetimet për klubin e Juventusit të cilët pretendojnë se kanë 36 trofe në Serinë A ndërsa avokati e hedh poshtë këtë prtendim.

Zyrtarisht Juventus numëron 34 tituj në Seria A, pasi dy trofe i janë marrë mbrapsht.

Pas skandalit “Calciopoli” Juventusit ju hoq titulli i sezonit 2004-05 ndërsa ai i sezonit 2005-06 kaloi për Interin.

Në reklamimet e bëra në stadiumin e “Allianz Stadium” Juventusi pretendon se ka fituar 36 tituj dhe për këtë pretendim është hedhur në gjyq nga avokati Angelo Pisani për reklamim të rremë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat