Chelsea me ofertë tunduese drejt Interit për Icardin

Futboll

Chelsea me ofertë tunduese drejt Interit për Icardin

Më: 24 maj 2018 Në ora: 21:54
Mauro Icardi

Chelsea ka kontaktuar me rrethin e Mauro Icardit dhe ka në plan të inkuadrojë në një marrëveshjen përfundimtare me Interin, shërbimet e Alvaro Moratas, duke kërkuar ide të reja larg Londrës.

Kjo është transmetuar nga edicioni online i Il Messaggero, i cili thekson se me një ofertë serioze duke ofruar Moratan dhe para cash, Interi mbase edhe mund të bindet për t’u liruar nga shërbimet e yllit argjentinas.

Chelsea sipas të gjitha gjasave do të angazhojë Maurizio Sarrin si trajner të ri dhe ai e preferon shumë numrin 9 zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat