Zbulohet formacioni i Italisë së Mancinit

Futboll

Zbulohet formacioni i Italisë së Mancinit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:10
Roberto Mancini

Roberto Mancini ka provuar skemën 4-3-3 për Italinë e tij në seancën e parë stërvitore, me Insigne, Balotelli dhe Simone Verdi përpara.

Trajneri o të debutojë të hënën ndaj Arabisë Saudite, e cila do të luhet në St Gallen të Zvicrës., përpara ndeshjes me Francën dhe Holandën.

Mancio përdori sistemin 4-3-3 me tridentin Isnigne, Balotelli dhe Verdi, i cili u zëvendësua më pas nga Politano.

Ai ka lëvizur Florenzi-n në mesfushë, teksa te Roma ai luan si mbrojtës i djathtë.

Bashkë me Florenzi-n ishte Jorginho dhe Pellegrini.

Në mbrojtje ishte Zappacosta, Bonucci, Caldara dhe Criscito.

Golashënuesi më i mirë i Serie A, Ciro Immobile është larguar nga qendra stërvitore për shkak të një dëmtimi. Në portë luaji Donnarumma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat