Natë rekordesh, Lyon shkruan historinë në Champions League

Futboll

Natë rekordesh, Lyon shkruan historinë në Champions League

Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:16
Lyon

Lyon ka fituar finalen e Champions League për femra për të pestën herë – dhe të tretën herë radhazi – teksa mposhti Wolfsburg 4-1 në një finale dramatike.

Wolfsburg mori avantazhin në Kiev nëpërmjet Harder në fillim të kohës shtesë pasi 90 minutat kishin përfunduar 0-0.

Por pasi Popp u largua me karton të kuq, Lyon filloi të dominonte duke shënuar tre gola brenda pesë minutave.

Amadine Henry shënoi golin e barazimit, ndërsa Eugenie Le Sommer i dha avantazhin skuadrës franceze.

Golat e Ada Hegerberg dhe zëvendësueses Camille Abily – në ndeshjen e saj të fundit në prag të pensioni –  i siguruan Lyon një tjetër titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat