Shifrat zbulojnë se cili është portieri më i mirë i Serie A…

Futboll

Shifrat zbulojnë se cili është portieri më i mirë i Serie A…

Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:37
ilustrim

Mattia Perin është numri 1 në Serie A! Ashtu si ka bërë të ditur “Corriere della Sera”, bazuar te faktet e “Opta”, portieri i Genoa është ai që ka bërë më shumë pritje.

Perin ka pritur 75% të goditjeve që janë bërë në kuadrat e tij gjatë këtij sezoni. Mes portierëve që kanë luajtur 25 ose më shumë ndeshje në këtë kampionat, askush nuk ka qenë më efikas se Perin.

Aktualisht ai është i grumbulluar me kombëtaren italiane në Coverciano dhe ka qenë pjesë e kombëtares “axurre” që nga U-17 dhe deri më sot.

Ai do të largohet nga Genoa, pasi ka përshëndetur tifozët e tij në fund të ndeshjes së fundit. Napoli dhe disa klube jashtë Italisë kanë bërë oferta për të, por Juventus është destinacioni më i mundshëm si pasardhësi i Buffon, në konkurrencë me Sczesny për rolin e titullarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat