Inter rikthehet te Nainggolan, është i preferuari i Spallettit

Futboll

Inter rikthehet te Nainggolan, është i preferuari i Spallettit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 06:16
Radja Nainggolan

Në konferencën e djeshme për shtyp, Luciano Spalletti shprehu gjithë pakënaqësinë e tij për mosmbajtjen e premtimeve të merkatos verën e kaluar, ndërsa tha se këtë herë ka më shumë qartësi sa i përket këtij aspekti.

“Vitin e kaluar gjithandej flitej për emra të bujshëm dhe shifra marramendëse, por në fund ishte një bilanc që duhej respektuar. Këtë sezon jemi më të qartë, pasi e dimë se duhet të përforcohemi, por duke respektuar bilancin. Piero Ausilio dhe drejtuesit e tjerë, tani kanë momentin të tregojnë të gjithë aftësitë e tyre”, deklaroi Spalletti.

Ndërkohë që tekniku zikaltër ishte në konferencë për shtyp, mediat italiane raportuan se Piero Ausilio ishte në një takim me Alessandro Beltramin, menaxherin e Nicolo Barellas, një objektivi të Interit në këtë merkato.

Gjithsesi në orët e fundit është zbuluar se të dy kanë qenë në takim, por nuk kanë folur për djaloshin e Cagliarit. Tema e bisedës ka qenë Radja Nainggolan, mesfushor belg shumë i dëshiruar nga Spalletti dhe për këtë arsye, zikaltrit duan t’ia bëjnë dhuratë për sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat