Arrihet marrëveshja, Roma afër transferimit të Kluivertit

Futboll

Arrihet marrëveshja, Roma afër transferimit të Kluivertit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 06:31
Justin Kluivert. (Getty Images)

Talenti i madh holandez, Justin Kluivert është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Por duket se e ardhmja e tij do të jetë në kampionatin italian Serie A.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka pasur një takim me agjentin e lojtarit Mino Raiola.

Sipas medieve holandeze, Kluivert së bashku me Raiolan kanë vendosur t’i thonë po ofertës së Romës.

Giallorosët i kanë premtuar një fanellë titullari në krahun e majtë të sulmit dhe kjo e ka kënaqur Kluivertin.

Gjithsesi besohet se lojtari do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me një pagë vjetore prej dy milionë eurove por që pas çdo viti do të ketë rritje.

Transferimi i 19-vjeçarit pritet t’i kushtojë Romës rreth 20 milionë euro.

Kluivert po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadrat tjera të mëdha si Barcelona, PSG, Manchester United, Arsenal, Inter dhe Borussia Dortmund.

Por sulmuesi i talentuar ka zgjedhur Romën pasi i përshtatet loja e Giallorosëve dhe për arsyen e minutazhës më të madhe.

Kluivert këtë edicion ka shënuar 11 gola me fanellën e Ajaxit dhe ka bërë pesë asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat