Roma kryen transferin e parë

Futboll

Roma kryen transferin e parë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 11:55
Roma

Trajneri Di Francesco pëlqen shumë sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi.

Roma është në kërkim të një sulmuesi anësor, që i garanton një numër të caktuar golash përgjatë sezonit.

Kryeqytetasit, përtej përmirësimit në fazën mbrojtëse, kanë shënuar vetëm 61 gola në Serinë A me Di Francescon, ndërsa një vit më parë me Spallettin e mbyllën kampionatin me 90 finalizime.

Trajneri Di Francesco pëlqen shumë sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, të cilit i ka dhënë mundësinë e debutimit në Serinë A pikërisht kur drejtonte këtë ekip.

Berardi nuk ka patur një sezon shumë pozitiv, pasi ka shënuar vetëm 4 gola në Serinë A, por tekniku abrucez është i bindur se 23-vjeçari do të shkëlqejë te verdhekuqt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat