Real Madridi ka hedhur poshtë dy oferta prej 150 milionë eurosh për Marco Asensio, sipas agjentit të mesfushorit yll. Asensio, 22 vjeç, i filloi vetëm 19 nga 32 ndeshjet e tij në La Liga, këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola.
Spanjolli rinënshkroi me Real Madridin vitin e kaluar, duke e zgjeruar marrëveshjen e tij deri më 2023, me një klauzolë lirimi prej 700 milionë euro. Agjenti i tij, Horacio Gaggioli, tha të enjten se kishte pasur një interes të rëndësishëm për Asensio: “Real Madridi ka marrë dy oferta për Marco Asensio, deri në 150 milionë euro, por klubi i ka refuzuar. Ai ka një të ardhme të jashtëzakonshme”.
Asensio mbërriti në Madrid nga Mallorca, në vitin 2014, edhe pse ka kaluar vetëm dy sezonet e kaluara në klub, pas huazimit fillestar. Spanjolli ka qenë i lidhur me shumë klube të Premier League dhe agjenti i tij konfirmoi se ofertat kishin ardhur nga Anglia.