Shqipëria i rrëmben Maqedonisë Valon Ethemin

Futboll

Shqipëria i rrëmben Maqedonisë Valon Ethemin

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:29
Shqipëria i rrëmben Maqedonisë Valon Ethemin

Anësori 20 vjeçar nga Pallatica e Tetovës është grumbulluar nga Shqipëria U21. Valon Ethemi i Kukësit kalon te shpresat kuqezi, duke pranuar ftesën e seleksionuesit Alban Bushi. Shqipëria U21 do të luajë tre ndeshje miqësore në fund të muajit maj dhe fillim të qershorit, kur pritet edhe debutimi i tetovarit me ngjyrat kuqezi. Kështu Maqedonia humb edhe një talent të madh, pasi neglizhenca e kompetentëve të FFM-së shfrytëzohet nga pala shqiptare që ofron në gjirin e saj futbollistin që la pas një sezon shumë të mirë me Kukësin në Superiore.

Valon Ethemi  Paraqitjet me Kukësin dhe ftesa në Kombëtaren U 21 të Shqipërisë ka barë që klube të ndryshme jashta Shqipërisë të shfaqin interes për shërbimet e 20-të vjeçarit që është i lidhur me Kukësin deri vitin 2020.

Shqipëria U 21 më 28 maj në orën 19:00 në “Elbasan Arena” do të përballet me Bosnje e Hercegovinën, ndërsa më 5 dhe 8 qershor po ashtu në Elbasan luhen takimet me Bjellorusinë U 21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat